Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.
Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 milionë lekësh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.
Top Channel
