Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe në procesin gjyqësor ku ai akuzohej për veprën penale të shpifjes.
Çështja ishte ngritur nga shtetasi Anduel Çekrezi, i cili kishte paraqitur më 3 mars 2026 një kërkesë për gjykimin dhe shpalljen fajtor të deputetit, me pretendimin se kishte kryer veprën penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht.
Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e kryesuar nga Flojera Davidhi vendosi rrëzimin e kërkesës së paditësit. Me vendimin nr. 45, datë 3 qershor 2026, gjykata deklaroi të pafajshëm Erion Braçen për akuzën e shpifjes së kryer botërisht.
Po ashtu, gjykata vendosi që shpenzimet gjyqësore të procesit të mbeten siç janë kryer nga palët.
