Gjykata Speciale kundër Krimit të Organizuar ka dhënë masë sigurie arrest shtëpie për Drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Burimet bëjnë të ditur se masa është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Vendimi I GJKKO-s ka ardhur pas një hetimi 1 vjeçar për procedurat e 12 tenderave që dyshohet të jenë bërë në shkelje të ligjit.
GJKKO ka vendosur gjithashtu dhe masë arrest me burg për dy biznesmenë E.A dhe E.B.



