Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës. Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu, gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

Më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00. Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment, teksa pas saj, lanë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli