Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur sanksione financiare ndaj një numri deputetësh dhe zyrtarësh të lartë, për shkak të mungesave të pajustifikuara në aktivitetet parlamentare gjatë muajit maj.

Masat janë aplikuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe janë reflektuar në listë-pagesat zyrtare, në përputhje me rregulloren e institucionit. Sipas saj, për çdo ditë mungese pa arsye të justifikuar, zbritet 10,443 lekë nga paga mujore.

Sipas të dhënave, deputeti me penalitetin më të lartë është Flamur Noka, i cili ka munguar pesë ditë dhe është gjobitur me mbi 52 mijë lekë.

Penalitete janë aplikuar gjithashtu edhe ndaj disa figurave të tjera të njohura politike, përfshirë Sali Berisha, Elisa Spiropali, Belinda Balluku dhe Gazment Bardhi.

Masat financiare vijnë në kuadër të rregullave të reja për disiplinimin e pjesëmarrjes në punimet parlamentare, ndërsa Kuvendi pritet të vijojë me zbatimin e tyre edhe në muajt në vijim.

Deputetët e penalizuar për më shumë se një mungesë:

Emri       Ditët e mungesës            Shuma e zbritur
Flamur Noka      5 ditë    52,215 lekë
Agron Shehaj     4 ditë    41,772 lekë
Oerd Bylykbashi                4 ditë    41,772 lekë
Ana Dajko           4 ditë    41,772 lekë
Klevis Balliu         4 ditë    41,772 lekë
Belinda Balluku 4 ditë    41,772 lekë
Gazment Bardhi                3 ditë    35,901 lekë
Elda Hoti              3 ditë    31,329 lekë
Fatmir Mediu     2 ditë    21,902 lekë
Fatmir Xhafaj     2 ditë    21,902 lekë (prill)
Tedi Blushi          2 ditë    21,902 lekë
Vangjel Dule       2 ditë    20,886 lekë
Arkend Balla       2 ditë    20,886 lekë

Për deputetët që bëjnë vetëm një ditë mungesë, i mbahet 10,443 lekë nga paga.  Sanksionet financiare aplikohen automatikisht në pagat e deputetëve dhe bazohen në rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon penalizime për mungesat e pajustifikuara në seancat dhe aktivitetet parlamentare.

Për një ditë mungesë ose për masa disiplinore, Kuvendi ka aplikuar zbritjen standarde prej 10,443 lekësh për deputetët e mëposhtëm:

Adi Qose
Agron Malaj
Bledi Çomo
Bledjon Nallbati
Ceno Klosi
Sali Berisha
Elisa Spiropali
Erjo Mile
Ramion Kurti
Shkurt Lasku

(Kliko këtu për listën e plotë)