Prokuroria ka kërkuar dënimin me punë në komunitet të 8 studentëve që goditën kryeministrin Edi Rama me vezë. Sipas akuzës, ata duhet të dënohen me 60 orë pune në publik.


Ata akuzohen për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”.  Ndërsa studentët kanë deklaruar se janë kundër kërkesës së prokurorisë.


27 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)