“Fiks Fare”


Kosto e lartë mjedisore,  zhduket florën dhe faunën në detin Adriatik


Gjuetia e paligjshme vazhdon të zhdukë florën dhe faunën në detin Adriatik. Ndërkohë që strukturat e rendit dhe të mjedisit vazhdojnë të mos jenë eficente në parandalimin e kësaj gjuetie, e cila jo vetëm po zhduk florën dhe faunën, por rrezikon jetën e njerëzve që merren me këtë gjueti.


Jo shumë larg nga Durrësi, pikërisht në fshatin Likmetaj, të komunës Ishëm, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” kanë filmuar peshkatarë, të cilët gjuanin peshk me eksplozivë.


Gjatë bisedës me gazetarët e “Fiks fare”, peshkatarët kanë treguar me detaje se si arrinin ata të prodhonin në kushte primitive dhe amatore lëndën plasëse për të gjuajtur në det.


Një nga peshkatarët ka treguar me detaje se si arrihet që nitrati, duke u përzierë me naftën, krijon një lëndë plasëse. Si ndezës përdorin një kapsollë që e lidhnin me një fitil zjarrëpërcjellës. Këtë përzierje e fusnin në shishe të vogla qelqi, me të cilat mund të realizonin shpërthimin në det, për të gjuajtur peshk.


Peshkatarët me shishe eksplozivi na rekomandojnë që peshkun e kapur në këtë mënyrë ta konsumojmë brenda katër orëve nga momenti i shpërthimit, pasi më pas ai nis shpërbëhet dhe bëhet i dëmshëm për organizmin e njeriut. “Fiks fare” ka filmuar momentin e shpërthimit në det. Ndërkohë bregu i Adriatikut në Likmetaj ishte i mbushur me peshq të ngordhur, në trupin e të cilëve dalloheshin shenjat e shpërthimit me eksploziv.


Edhe pse shpërthimet në det ndodhin në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë ditës, banorët tregojnë se “në të gjithë zonën, nga Gjiri i Lalzit deri tek lumi Ishëm, por edhe më tej, vijon të gjuhet me eksploziv..