Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ndaluan para ministrisë së Drejtësisë ku kanë bërë thirrje që të lejohet të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sikurse ligji e parashikon.
Studenti Mevlan Ademi u shpreh se nuk do të heshtin dhe do të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të japin dorëheqjen.
“Kjo është gjuha jonë, identiteti ynë. Ne jemi student të drejtësisë që nesër do të mbrojmë ligjin, dhe sot jemi këtu për të përdorur diçka që ligji tashmë e njeh. Jemi këtu për të drejtën tonë. Gjuha është historia. Sot jemi të bashkuar dhe nuk do lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion, sepse nuk është opsion por identitet. Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën. Ky është amaneti i atyre para nesh dhe porosia për ata që do të vijnë pas nesh. Shqipja nuk negociohet”, u shpreh studenti.


