Ka nisur në orën 18:00 ndeshja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë, sfidë e cila luhet në stadiumin ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh.
Më herët janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dy skuadrave, ku si trajneri Sylvinho, ashtu edhe Tuchel, vendosën për titullarët.
Në këtë takim, siç edhe pritej, ka shumë ndryshime nga të dyja palët, ndërsa ndeshja gjykohet nga italiani Guida.
Kujtojmë se ditën e enjte, Kombëtarja shqiptare mori një fitore me shumë vlerë përballë Andorrës me rezultatin 0-1.
