Ai është një nga grupi i PS-së në qarkun e Durrësit u kap "mat" në përgjimet e Dosjes 339, ku komunikonte me Astrit Avdylajn dhe ky i fundit e urdhëronte të ndërhynte që Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit të mos i vendoste gjobë.

Arbana i thotë Avdylajt se nuk ka autoritet sepse ai është larguar nga pozicioni i inspektorit ndërtimor, ndërsa bosi i krimit Avdylaj e urdhëron që t’i telefonojë dhe t’u thotë që të ndalin gjobat dhe t’i kritikojë përndryshe do e bëjë vetë ai, sepse "Gjushi është me Edin në Zvicër".

Në fund kryetari i PS-së, Arbana i bindet dhe i thotë Astrit Avdylajt se do i telefonojë dhe do e zgjidhë ai problemin.

Elton Arbana është kur është përgjuar me Avdylajt ishte kreu i PS-së, në Shijak, ndërsa sot garon për postin e kryebashkiakut dhe është shfaqur tepër i emocionuar përballë Edi Ramës, teksa foli pas Artur Bushit në takimin elektoral të qarkut të Durrësit.

Ai foli edhe për përgjimet duke thënë se akuzat për blerje votash po bëhen për të prishur imazhin e Shqipërisë.

"Ka dhe nga ata që na bëjnë pis imazhin e Shqipërisë, nuk e bëjnë dot, pasi ne bëhemi më të fortë", u shpreh ai.

PËRGJIMI:

Kryetari i PS në Shijak: Astrit?

Astrit Avdylaj: Si ia çove?

Kryetari i PS në Shijak: Ca bone, si ka kalove? Mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?

Kryetari i PS në Shijak: Mirë. Ca bohet, si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Vallahi mirë, ti si je?

Kryetari i PS në Shijak: Hajt mo mirë. Tu bo lojë, muhabet me cunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë?

Kryetari i PS në Shijak: Urdhëro

Astrit Avdylaj: A e njeh atë të INUK-ut, atë drejtorin ti?

Kryetari i PS në Shijak: E njoh më, Dallëndyshja.

Astrit Avdylaj: Lëre Dallëndyshen, ke të Durrësit. Ca është ky i Durrësit, Artur…

Kryetari i PS në Shijak: Artur Çela?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: I bashkisë?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: Po e njoh

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është, i Shijakut?

Kryetari i PS në Shijak: Jo, jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, se ka qenë me Edin. Merre o vlla, merre atë b**** q**se ke shku aty duke i vendos gjoba në fermë sot nga 5 milionë o vlla.

Kryetari i PS në Shijak: Kush? Ti?

Astrit Avdylaj: Se nuk është Vangjushi këtu

Kryetari i PS në Shijak: Se mua më kanë hequr, u bo nja 4 ditë. Po ta marr në telefon tek kush

Astrit Avdylaj: Ore ka shku në fermë të Sukthit, ka shku duke vënë gjoba. Po nuk është Gjushi këtu është në Zvicër, a më kupton. Se nuk kam me ca e lajmëruar tani.

Kryetari i PS në Shijak: Ka noi emër konkret, ke noi emër apo jo?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Kryetari i PS në Shijak: Domethënë kujt ia ka vënë, që ti them

Astrit Avdylaj: Ore thuaj i ke vënë atje në fermë, ke bo gabim dhe kthe gjobat. Mos ve gjoba thuaj, se nuk është Vangjushi aty a më kupton.

Kryetari i PS në Shijak: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Ore je tu bo gabim thuaj, ore o pis thuaj. Nuk dua ta marr vetë në telefon

Kryetari i PS në Shijak: E mor unë, po e more vesh para një jave që më hoqën

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di o valla, ku, si, qysh, tek

Kryetari i PS në Shijak: Më hoqën sepse isha tek INUK-u, ndërhyra për këto kshu dhe më prishën punë.

Astrit Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro i cik këtë, thuj ke bërë gabim që ke shkuar në fermë se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku ta ashtu

Kryetari i PS në Shijak: Direkt e mor tani

Astrit Avdylaj: Mirë, Falemiderit

Kryetari i PS në Shijak: Ok, ciao

Astrit Avdylaj: Ciao