Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj PS duhet të arrij një rezultat edhe më të thellë se ai i 2021 me 74 mandate. Me ironi, Rama tha se opozitës do i japin një noc rrok madhështor.

“Mundësia që rezultati i arritur të behet edhe më i thellë, është reale. Se gjithmonë ka mundësi për më mirë, por edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion, nëse do ti bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm.

Bëni maksimumin që më 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë dhe PS. Por edhe një merak tjetër ta nxjerrim, se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja noc rrokun, më vënë ca prog false dhe më shkruajnë noc rrokun do marrës.

Më 11 maj duhet tu prezantojmë atyre një noc rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun”, tha Rama. 

Ndër të tjera, Rama ironizoi dhe koalicionin e Sali Berishës.

“Kujtimi është më simpatiku, po përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Këtu në Kavajë e keni parë vetë se ca po bën vajtja te shtëpia e mullixiut për inat të vjehrrës.

E kemi provuar, sepse morëm një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam, ishte xhep fallso që s’kishte asgjë përveç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita. Ishin dhe ato dy gishtat tek sheshi.

Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë, sekretari i PS nuk bënte do takimin se na dolën atje te kinemaja dhe s’na linin me hy dhe kur u futëm kishte më shumë karrige bosh”, tha Rama.