Hajdin SejdiaPushohet çështja ndaj Hajdin Sejdisë, biznesmenit kosovarë, i arrestuar më 15 prill të këtij viti në pikë-kalimin kufitar në Morinë. Gjykata e Kukësit ka vendosur që Sejdia, i cili akuzohej për veprën penale të mashtrimit financiar, të lihet i lirë. Sapo togat e zeza kanë vendosur në favor të tij, Hajdin Sejdia është drejtuar për në dhomat e paraburgimit, në komisariatin e Kukësit, për të kryer të gjitha procedurat e lirimit nga burgu.


Vendimi i gjykatës ka qenë i njëjtë me kërkesën e  Prokurorisë së rrethit, e cila ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin ndaj Hajdin Sejdisë. Sipas akuzës, në Shqipëri nuk ka asnjë çështje penale ndaj Sejdisë pasi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka ardhur asnjë dosje.


Policia arrestoi Hajdinë Sejdinë në pikë-kalimin kufitar në Morinë më 15 prill të këtij viti. Më 17 prill, gjykata vendosi masën prej 40 ditësh paraburgim, kohë që do u shërbente organeve të drejtësisë për të bindur gjykatën të lejojë ekstradimin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku akuzohet për mashtrim bankar me shuma të mëdha. Nuk bëhet e ditur shuma për të cilën është shpallur në kërkim biznesmeni kosovar.


10 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)