Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së arrestit në burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Çështja do të shqyrtohet më 9 tetor 2025. Vendimi i Gjykatës pritet të jetë vendimtar për fatin e ish-presidentit në lidhje me masën e arrestit që i është caktuar.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024, është i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ish-presidenti po hetohet për dy çështje të ndara, lobimin në SHBA, kur ishte kreu i LSI-së dhe për shpenzimet për ndërhyrjet estetike.
Ai ka kundërshtuar masën e arrestit dhe ka apeluar vendimet e mëparshme të gjykatave që e kanë lënë në burg.
