Gjykata e Lartë prish vendimin e një viti më parë në të cilin ishte vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u shpall gjatë ditës nga gjyqtari Gent Shala.
Gjyqtari urdhëroi prishjen e vendimit datë 14 qershor 2025 të Apelit të Posaçëm dhe e ka kthyer çështjen për gjykim me një tjetër trupë gjyqësore.
Në vendimin e një viti më parë me kërkesë të SPAK apeli vendosi sekuestro preventive në një Apartament n., sip.167m2, zk *, rruga ‘’, ap., *, regjistruar në pronësi të z.A.A.; Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n., në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.; Shuma 115.692,84 euro në depozitën n., në * Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A”
