Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, trupa gjykuese vendosi të mos ndryshojë masën e caktuar më herët ndaj Ballukut.
Po ashtu, mbetet në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.
