Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimet e mëparshme ndaj Ardian Hajdarit lidhur me çështjen e mosdeklarimit të pasurisë, duke i dhënë atij fitore në rekurs.

Sipas vendimit, gjykata ka prishur vendimet që e kishin dënuar më herët ish-gjyqtarin e procesit të vettingut për këtë akuzë.

Çështja nuk do të rikthehet për rigjykim, por është vendosur pushimi i saj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Gent Shala dhe mbyll në këtë fazë procedurat gjyqësore ndaj Hajdarit për këtë dosje.

Me këtë zhvillim, çështja ndaj tij konsiderohet e përfunduar në sistemin gjyqësor, të paktën në këtë nivel shqyrtimi.