Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shqyrtimin e një ankimi të bërë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Shkak i dështimit të seancës, ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha. Çështja pritet të shqyrtohet tashmë më 29 prill.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca tha se vendimi për ta shtyre ishte i drejtë, pasi kishte një parregullsi.

“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie që ishte tek siglimi nga ana e drejtuesit të institucionit të paraburgimit. Mund të them që ishte një parregullsi nga mënyra si ishte firmosur dhe për mos tu bërë shkak që cenohet vendimi gjykata me të drejtë vendosi ta shtyjë për 4 ditë. Ajo që është më themelorë është ndryshimi i kësaj praktike që dëmton jo vetëm Veliajn, por të gjithë të paraburgosurit, të cilët nuk kanë arsye pse ti pezullohet paraburgimi përsa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht vetë nuk shkaqe të paligjshme për shtyrje të seancave”, tha Ndreca./ Top Channel