Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Vendimi u dha me shuarje dënimi, raporton gazetarja Anila Hoxha, sepse sipas llogarive, rezultoi se iu ka përfunduar koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim.

Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj u dënuan nga GJKKO me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin.

Rrjepaj dhe Rrapaj u shpallën fajtorë për shkeljet në procedurat e koncesionit të sterilizimit, një kontratë me vlerë rreth 100 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.