Gjykata e Posacme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë të tij të cilët kërkuan heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.
Sipas mbrojtësve ligjor, kjo kërkesë është dërguar në Gjykatë prej rreth dy vitesh ndërsa afatet ligjore përcaktojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.
Sipas tij, kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025.
Bani tha se masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi.
Gjykata vlerëson se Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor e për këtë arsye nuk jemi në kushtet e shuarjes. Si përfundim, rrëzohet kërkesa për shuarjen e masës së sekuestros së pasurive të Martinajt.”
Në vitin 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme Ervis Martinajt dhe familjarëve te tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 23 pasuri.
Ndërkohë në seancën e radhës me kërkesë të SPAK pritet të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash të cilët zotërojnë pronat e Ervis Martinaj mes tyre edhe babai Mustaf Martinaj.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara
- Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
- 2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Subjekti “Ervis Martinaj”
- Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
- Subjekti “Drenica Martinaj”
- Subjekti “V.K”
- Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
- Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
- Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë me sip.7 000 m2 në Patok
- Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
- Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
- Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
- Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj. 34. Llogari kursimi për fëmijë.
