Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të pari pasi Gjykata e Tiranës njohur statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së mbledhjes së  Komisionit të Rithemelimit, Berisha iu drejtua me një mesazh për bashkim demokratëve.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Por duhet  ti thuhet të drejtës e drejtë. Mesazhi për demokratët është një dhe vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë“, tha Berisha.