Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliajt që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku kryebashkiaku i Tiranës kërkon deklarimin si jo kushtetues të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se sipas burimeve jozyrtare, kërkesa e Gjykatës Kushtetuese u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare.

Kryebashkiaku, sakaq, së bashku me 29 të tjerë, kaloi në gjykim themeli në krye të 4 muajve seancë paraprake.