Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias.
Gjatë falës së saj, Zaçaj bëri një deklaratë të fortë duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk është pronë e politikës dhe se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte.
Zaçaj u shpreh se Komisioni i Venecias ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve, megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.
“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjeshtë një dekor institucional. Ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit tonë me institucionet evropiane. Të drejtat e njeriut nuk janë një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim që përkthehen ne veprime konkrete dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.
Gjykata Kushtetuese ka reflektuar si qasje gjatë veprimtarisë së saj vendime të rëndësishme dhe dha vendime të rëndësishme, si kontrolli banesave, kontrolli arbitrar.
Në lidhje me Komisionin e Venecias, ai ka qenë partner i çmuar për Gjykata Kushtetuese nëpërmjet këshillave mendimeve. Marrëdhënia mes nesh është i barabartë dhe bashkëpunues. Baza e të dhënave të Komisionit të Venecias është një bazë kushtetuese universale. Çdo vendim i ri kontribuon në shtetin e së drejtës. Megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.
Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi. E domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me respektim të ligjit dhe pushtet gjyqësor të pavarur.
Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e drejtë, por edhe kushtetuese, nëse nuk respekton kushtetutën, rrezikon të bëhet mjet pushteti dhe jo i pavarur. Koha e Shqipërisë Kushtetuese Evropiane ka ardhur.”- tha ajo.