Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi këtë të enjte pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij për masat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha: Ndihem krenar se mbrojta Kushtetutën, mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bënë Parlamentit që i bënë një tufë horrash, Gjykata Kushtetuese në një vendim të turpshëm quan jo proporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti Parlamentit vendimi ekstra ligjor. Një kapitull tjetër i turpit i paralajmëruar nga Ulsi Manja se Rama na njoftoi për vendimin që do të merrej. Gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Gjykata shkeli Kushtetutën, me vendimin e saj damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë, e gjitha kjo do shkojë në Strasburg, në gjyqin e Evropës që mbron të drejtat e njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu që sillen si susarë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk shpalli antikushtetues mos marrjen e lejes në Parlament, por thonë se s’kishte proporcion, sigurisht këta janë gjykatës me probleme madhore, është radha jonë, është radha jonë ne do të fitojmë.