Gjykata e Elbasanit liroi sot nga paraburgimi 16 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi dy kompani të ferrokromit u pezulluan për ndotje masive.
Seanca nisi rreth orës 12:30 dhe vijoi me dyer të mbyllura për disa orë.
Para trupit gjykues, e cila i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet, mes të cilëve edhe administratori korean, Juncheol Chung, 64 vjeç.
