Kryinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici është shpallur e pafajshme ditën e sotme nga Gjykata e Pogradecit, pas një procesi të gjatë.


Bici ishte akuzuar për shpërdorim detyre pas prishjes së një objekti në vitin 2014.


“Isha e qetë, pavarësisht çdo lëvizjeje nëntokësore, kisha në krahun tim edhe ligjin edhe drejtësinë. Do të vijoj punën me të njëjtin përkushtim dhe angazhim pavarësisht pengesave”, tha Bici.


28 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)