Ajo çka ka vënë në dyshim këtë proces gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, është fakti se shumë dokumente janë pranuar në cilësinë e provës, ndonëse ato kanë ardhur nga Serbia.

Ligjërisht kjo është e drejtë, çdo kush mund të sjellë prova apo të bëhet pjesë e procesit nëse ka ndonjë informacion të vlefshëm, por është detyrë e gjykatës dhe prokurorisë që këto prova të verifikohen. Si mund të merren të mirëqena si prova, disa dokumente të servirura nga autorët e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

PACE: Ndërsa unë kam për të folur lidhur me dokumentin që ka marrë shënimin P711, për t’u rishikuar edhe njëherë. Të nderuar Gjykatës, ju thatë që do ta diskutonim dhe në një datë të mëvonshme pranimin e këtij dokumenti. Doja të pyesja nëse keni marrë një vendim në lidhje me këtë?

KEHOE: Jo, jo. Nuk kam ndryshuar unë përveçse është bërë edhe më keq situata. Dëshmitari s’ka asnjë situatë për këtë. ZPS-ja thotë që vjen nga serbët ky dokument. E kanë pranuar.

“Respektivisht nga BIA që është sigurimi shtetëror i Serbisë, nga prokuroria e Serbisë dhe hetuesia e Serbisë. Kjo ka qenë jashtëzakonisht tronditëse për opinionin shqiptarë”, u shpreh avokati i akredituar në Hage, Skënder Musa.

Pra, ajo që po ndodh me dhomat speciale në Hagë është pranimi i provave të xhelatit ndaj viktimave të tij…Një proces që të bën të kuptosh se po barazohen autorët e gjenocidit me viktimat.

“Shqiptarët nuk e kanë në gjenezën e vete, kombi shqiptarë që bëjnë masakra vrasin gra fëmijë, pleq ne nuk e kemi në gjenezë atë punë, neve tash na u ka vesh kjo. Kanë dashur ta barazojnë krimin me viktimën. Kjo gjykatë gjithmonë këqyr në favorin e Serbisë, nuk kqyr në dëmin që ka shkaktuar në Kosovë”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.