Pas protestës së studentëve një tjetër protestë po zhvillohet këtë të shtunë në Vlorë. Qytetarë të Vlorës dhe intelektualë, po protestojnë kundër muzeut hebraik. Kjo është e disata protestë që zhvillohet kundër ndërtimit të muzeut të hebrenjve në Vlorë.

Kërkohet pezullimi i këtij projekti dhe anulimi i punimeve në total. Ndërkohë që paralajmërojnë të tjera protesta që do të mbahen në vijimësi.

Një ditë më parë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë vendosi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”.