Itali


policia italiHistoria e Florencit dhe familjes së tij me origjinë shqiptare të këput zemrën. “Unë, gruaja dhe djali 7 muajsh flemë në makinë. Realisht flemë ku ka parking dhe përpiqemi të shmangim rrugët ku ka lëvizje, pasi trembet fëmija”, rrëfen Florenci. Por, çfarë i ka ndodhur atij dhe familjes? Sipas Alto Adice, katër ditë më parë, ata u dëbuan nga apartamenti ku jetonin në Milano dhe tani kalojnë ditët sa te miqtë, sa në rrugë në kërkim të një apartamenti. “Çdo gjë që kishim e ngarkuam në makinë. Për fat të keq nuk kemi të afërm këtu në Bolzano që të mund të na ndihmojnë apo të na presin. Po kafshojmë dhëmbët për të kapërcyer një kohë shumë të vështirë. Shqetësimi ynë më i madh është që djali ynë të jetë mirë. E di që kur të rritet nuk do t’i kujtohet, por mosha e tij është delikate”, tregon babai, i cili thotë se nuk mund të ikin nga Bolzano pasi duan dhe e meritojnë të ndërtojnë jetën e tyre në këtë qytet. Mirëpo, historia e dëbimit të tyre është disi e komplikuar. Avokati i familjes, Paolo Polizzi tregon se çfarë iu ka ndodhur. “Për shkak të disa gjërave të rëndësishme, familja e Florencit nuk ka arritur të paguajë qiranë për disa muaj. Ata duhet t’ju kthenin pronarëve 3650 euro dhe për këtë janë hedhur në gjyq, pasi pronarët e apartamentit kërkonin paratë. Gjykata administrative e Bolzanos i detyroi të paguanin për 4 ditë. Florenci arrin të gjejë 3 mijë eurot e qirasë, por sheh që është i detyruar të paguajë edhe 1 mijë euro shtesë për ‘bilancin e shpenzimeve të mbetura’”, tregon avokati. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, gjykatësi ka vendosur dëbimin e familjes shqiptare nga banesa derisa të gjendet një zgjidhje në procesin gjyqësor. Në një situatë si kjo, pa asnjë alternativë të mundshme, familja shqiptare është detyruar ta kalojë si ditën edhe natën në makinë, derisa çështja në fjalë të gjejë zgjidhje.