gjyqtarja-prangaGjykata ka pranuar kërkesën e ish-gjykatëses së Lezhës, Parashqevi Ademi për gjykim të shkurtuar, çka bën që ajo të përfitojë ulje me një të tretën e masës së dënimit. Gjykatësja Parashqevi Ademi akuzohet për korrupsion.


Ademi u kap në zyrën e saj teksa një avokat po i dorëzonte 200 mijë lekë të reja në këmbim të dhënies së një vendimi për një qytetar. Bashkë me të u arrestua edhe avokati sekser Gjovalin Prendi.


21 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)