Pasi prezantoi planin e tij dhe foli për bonuset e pensioneve kryeministri Rama e ka mbyllur “ashpër” fjalën e tij në Kuvend. Ai u shpreh se ka besim se shqiptarët do të gjykojnë drejtë në pranverën që do vijë duke votuar për PS.

Gjithashtu ai ka theksuar opozitën si “mbeturinë” duke thënë që njerëzit nuk do të kthehen më pas.

Nuk ka vend për kënaqësi, por ka shumë vend për besim. Shqipëria që ne duam, po bëhet. Ne po e ngjisim Shqipërinë aty ku gjendet oborri i familjeve evropiane. Rruga është ende e përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është ëndërr parealizueshme, por është drejt destinacionit.  

PS ka një virtyt, gjithmonë e më fortë. Dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tërëve siç e meritojnë. Ky buxhet i ri është dritarja ku shihet rruga drejt destinacionit historik. Mblidheni mendjen, keq dolët këtë herë, keq do dilni. Pranverën e ardhshme (shqiptarët) do të japin me vendimet e tyre një gjykim që do jetë më i miri për PS dhe më i merituar për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë.”, tha Rama.