Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një hap të debatueshëm, por një vendim të detyrueshëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve të kryeqytetit.
Gjatë një mbledhjeje me ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës, Rama ka shpjeguar se ky vendim është bërë pas një vlerësimi të gjerë të situatës dhe në përputhje me përgjegjësitë e partisë për qytetarët e Tiranës. Ai theksoi se, ndonëse ky është një hap që mund të shkaktojë diskutime dhe mospajtime, ka qenë i nevojshëm për të garantuar një drejtim të ri për bashkinë dhe për të adresuar sfidat që kanë lindur gjatë administratës së Veliajt.
Edi Rama: Këshilli bashkiak shkarkoi dje për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap. Sja vlen të merremi me ata që i ka rënë Diella në kokë,, as me ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike. Sot fryjnë gjokset me letër anonime.
Gjyqi prej tellallësh është temë tjetër dhe cekuilibri I peshores së drejtësisë në rastin e kryebashkiakut të Tiranës. Por qoftë process I drejtësisë për të janë tema që nuk mund të hyjmë si palë.