Babai i reperit të njohur Noizy është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Bëhet fjalë për Bashkim Rajkun, i cili është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Seanca e parë për këtë çështje ishte zhvilluar më 6 maj, por u shty për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.
Ende nuk janë bërë publike detaje mbi dëshminë që pritet të japë Bashkim Rajku në kuadër të këtij procesi gjyqësor.
