Këngëtari Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Noizy është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj bandës së Laert Haxhiut. Dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës. Një nga krimet e bandës së Haxhiut është edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.
Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit për këtë cështje, është edhe baba i këngëtarit, Bashkim Rajku./ Top Channel
