Në gjyqin e themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pyetjen e dhjetëra dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor. Lista e SPAK përfshin persona nga fusha të ndryshme, mes tyre ish-zyrtarë, politikanë, biznesmenë dhe persona të përfshirë në episodet që po shqyrtohen në kuadër të hetimit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se SPAK kërkon pyetjen e dhjetëra dëshmitarëve, mes të cilëve: Jozef Hajsek, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni./ Top Channel