Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar se në dosjen hetimore ndodhen të paktën 35 fashikuj me prova digjitale (CD dhe USB), të cilat, sipas tij, nuk janë hapur dhe rrjedhimisht nuk janë analizuar nga gjykata në fazën paraprake.

Ndreca theksoi se këto materiale nuk janë vënë as në dispozicion të mbrojtjes gjatë shqyrtimit paraprak të çështjes, duke e konsideruar këtë një mungesë të rëndësishme në proces.

Sipas tij, kjo situatë nënkupton se faza paraprake është zhvilluar pa u shqyrtuar realisht përmbajtja e provave digjitale, çka ka kufizuar mundësinë e mbrojtjes për të paraqitur kundërshtime mbi vlefshmërinë e tyre.

Ai ngriti shqetësimin se kjo mënyrë e administrimit të provave vë në pikëpyetje, sipas tij, bazën mbi të cilën çështja është kaluar për gjykim në themel dhe mënyrën si është trajtuar dosja hetimore në këtë fazë të procesit.
“Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si çështja është shqyrtuar në mungesë të analizës së provave, si dhe mbi vetë bazën mbi të cilën ajo është kaluar për gjykim në themel
”, deklaroi Ndreca.