Sot në orën 10:00 mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku pritet që SPAK të shprehet për parashtrimet e tyre.
Meta dhe Kryemadhi kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre.
Në seancën e fundit, Meta u përqendrua te mesazhet me Kastriot Ismailajn, përfshirë atë ‘më duhen 200 mijë’, që është referuar gjithmonë si kërkesë për 200 mijë euro nga ish Presidenti për biznesmenin e lidhur me aferën e CEZ-DIA. Meta thotë se prokurorët nuk kanë provuar kurrë që mesazhi është nisur nga ai, apo nëse më pas ka pasur veprim nga ana e tij apo Kastriot Ismailajt.
Kryemadhi tha se SPAK e sekuestroi celularin e saj pa i marrë leje Kuvendit pasi ai ishte deputete dhe nuk mund t’i ushtrohej kontroll. Ajo kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular.
Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
