Që prej orës 09:00 ka nisur seanca në GJKKO për Erion Veliajn dhe për të pandehurit e tjerë.
Anila Hoxha raporton për Top Channel se mbrojtja ligjore e Klotilda Bushkës kërkon pushimin e çështjes në fazën e hetimit paraprak dhe paraqiti disa kërkesa në seancën e sotme: gjykim të shkurtuar, ndarje të çështjes, moskopetencë lëndore të gjykatës dhe dërgimin e saj në një gjykatë tjetër.
“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete”, shprehet avokati i saj, Henrik Ligori.
Top Channel
