Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, ka përfunduar dëshminë në GJKKO, e cila zgjati mbi tre orë e gjysmë.

Ai u shpreh se fakti që në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-zyrtarë të lartë është një zhvillim pozitiv dhe theksoi se pret një proces të drejtë, ku përgjegjësia penale të shkojë te kushdo që ka shkelur ligjin. Në prononcimin për gazetarët, ai paralajmëroi se në muajt në vijim do të dorëzojë një tjetër kallëzim, këtë herë për ngjarjet e 21 janarit 2011.

“Unë ua thashë që kur erdha që fakti që në bankën e të akuzuarve a persona që këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion është një lajm i mirë. Uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penal të shkojë te gjithkush që ka përgjegjësi. Nuk jam person që kam bërë kallëzim penal me emër tjetër dhe i kam qëndruar atij kallëzimi penal. Drejtësia vonon por nuk harron privatizimi i Partizanit që sot mund të ishin në dobi të rinjve të Tiranës sot janë 17 kulla. Në muajt në vijim uroj të jem edhe për një kallëzim tjetër për 21 janarin. Prej 21 marsit 2011 kur dorëzova kallëzimin e parë, ka një vendim të Gjykatës së Lartë, Strasburgut, shpresoj shumë të jem dëshmitar, kam qenë në protestën e 21 janarit.

Nuk do bëj asnjë citim të çështjeve që kam bërë në gjykatë, pjesa tjetër është konsum publik. Besoj shumë se kjo çështje do marrë vendimin nga gjykata. Është përgjegjësi individuale pjesëmarrja në gjykatë. Për kallëzimet që bëj mbaj përgjegjësi. Ne nuk ndikojmë kurrë në veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme. Çështja është regjistruar në vjeshtën e 2024, koha është e mjaftueshme flas për 21 janarin.”– tha Balla.