Reperi Noizy nuk është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiu.
Në dosjen e SPAK, grupit kriminal i atribuohen 15 episode kriminale, mes tyre edhe vendosja e eksplozivit në një lokal në pronësi të Noizyt dhe babait të tij në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur më 8 qershor 2022.
Për atentatin me eksploziv, SPAK ka ngritur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, si dhe ndaj Lulëzim Spahias dhe Erisiano Abedinit.
Mësohet se për Noizyn do të përsëritet fletëthirrja për t’u paraqitur në gjykatë, ndërsa në seancën e radhës, e caktuar më 28 maj, pritet të thirren edhe dëshmitarë të tjerë.
Mes personave që do të njoftohen për të dëshmuar është edhe Cllevio.
