Mes simbolit të shqiponjës dhe numrit 7 që ishte ironi ndaj SPAK për kushtet në kafaz, ish-presidenti Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë tre akuza, e nisi gjyqin duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit qe ishin prezentë.

Gazetarja Anila Hoxhaka treguar në Top Story se ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi edhe pse ishte e pranishme në sallën e gjyqit, nuk pati asnjë shkëmbim shikimesh me Metën.

“E ka kthyer në një gjuhë të vetën përdorimin e shqiponjës. Ai formoi edhe numrin 7, një ironi me SPAK-un, i cili më herët ka refuzuar qëndrimin e të pandehurve për të dalë nga kafazi, pasi, me gjasë, janë thënë se kushtet janë me 5 yje dhe Meta tha se janë me 7 yje.

Ndërsa komunikuan përmes kutisë së kafazit të xhamtë, Kryemadhi nuk pati asnjë hedhje sysh ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo e mbante shikimin nga prokurorët e SPAK-ut, gjykata ose publiku.

Kryemadhi, si e bashkëpandehur, shprehu ironinë e saj kur tha se është e vërtetë që këto salla janë model amerikan, por shtoi se modeli amerikan na ka mësuar që edhe vrasësit serialë mund të ulen në sallën e gjykimit pranë avokatëve”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.