Mbyllet shqyrtimi i çështjes për vdekjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, me Gjykatën e Krimeve të Rënda që ka caktuar datën 5 tetor për dhënien e pretencës nga ana e Prokurorisë.


Gjyqi për Remzi Hoxhën ka përfunduar pa dëshminë e të dyshuarit kryesor Ilir Kumbaro, i cili ndodhet nën akuzë bashkë me ish-zyrtarët e tjerë të SHIK-ut, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.  Kumbaro deri para disa muajsh ndodhej në Londër ku po zhvillonte një proces gjyqësor kundër ekstradimit të tij në Shqipëri, por duke përfituar nga një lirim i përkohshëm ai u arratis dhe nuk dihet ende vendndodhja e tij.


Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha konsiderohet si një nga krimet më të rënda dhe shpesh herë, organizata të ndryshme humanitare ndërkombëtare i kanë kërkuar shtetit shqiptar zbardhjen e saj.


25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)