Fjala e artistit Robert Ndrenika në gjyqin e kryebashkiakut Erion Veliaj, bëri bujë në rrjete sociale, pasi artisti i deklaroi se ditët e fundit të burgut të Veliaj do t’i bënte ai.
Kjo frazë ndezi rrjetin ku disa prej tyre mbështetën artistin duke thënë se ai ka të drejtë të mbëstesë kë të dojë. Dhe të tjerë që e “masakruan” me komente.
Sot në “Shqipëria Live” për të diskutuar ishin të ftuar: Zhaklin Lekatari, Halit Valteri dhe Albatros Rexha.
Mes panelit shpërtheu debat ku Lekatari u kthye duke thënë se Ndrenika ka humbur dinjitetin e tij duke përfshirë politikën me artin, kësaj fraze rexha kthehet duke thënë që nuk e vendos ajo dinjitetin dikujt.
“Gjyqin ta bëjnë injorantët. Reagojnë sikur halli ishte pse tha Robert Ndrenika: ‘E bëj unë për ty burgun’. Për mua kjo është injorancë. ‘Si je o bir?’, i tha. ‘Ç’të mbeti ty, e bëj unë’. Nuk e di çfarë i ka shqetësuar shqiptarët, që i hedhin të gjitha në kanal vetëm pse bëri atë koment”, u shpreh Halit Valteri.
“Për mua, takimi i artit dhe politikës nuk duhet të jetë neutral. Nuk mendoj se duhet të kthehemi pas në kohë për të treguar për artistët që përdorin artin e tyre për të bërë politikë. Ajo që më vjen keq është se në Shqipërinë tonë të vogël, në 30 vitet e fundit, kriza ekonomike dhe shpërndarja jo e rregullt kanë bërë që artistët të humbasin shpirtin e tyre, kritikën, profesionin dhe dinjitetin. Fatkeqësisht, këtë mision e kthyen në zanat. Robert Ndrenika ka shkuar në mënyrë private, por më vjen keq që në mënyrë private humbi dinjitetin e vet duke thënë ato fjali: ‘Do t’i bëj unë ditët e tua’, si batutë filmi që të na bëjë të kemi ndjenja keqardhjeje. Kritika ime shkon për vendin që nuk u jep artistëve dhe qytetarëve hapësirën që meritojnë, duke i reduktuar në fansa politikani”, tha Zhaklin Lekatari.
“Ti, Zhak, s’vlerëson dot dinjitetin tënd, jo më të të tjerëve. Të dëgjova se mos thua pastaj që është seksiste. Vlerëso dinjitetin tënd, jo të tjetrit”, iu përgjigj Albatros Rexha.
“Ditët e tua të fundit të jetës nuk i përdhos për dikë tjetër. S’më intereson politika, a fola gjë për këtë?”, tha Zhaklin Lekatari.
“E kalon në seksizëm kjo. A të thashë që e kalon në seksizëm? Mbaroi termi ‘patronazhist’, Zhak. Jam unë, kaq, mbaroi”, u shpreh Albatros Rexha.
“O ulërima, boll mos ulëri! Mëso të mos e marrësh personale”, iu drejtua Zhaklin Lekatari.
“Se s’të lë ti të mbarosh, s’të lë. Po ec moj…”, tha Albatros Rexha.
“Mos më thuaj mua ‘ec moj’”, iu përgjigj Zhaklin Lekatari.
