Pagat e gjyqtareve është një prej çështjeve më të rëndësishme të momentit, mes pretendimeve të tyre dhe dosjeve që ende presin vulen e drejtësisë për qytetarët.

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas shqyrtimit, do të marrë një vendim sa i përket rritjes së pagave të tyre.

Kjo është një çështje që ka nxitur debat në dy vitet e fundit për shkak të përplasjes mes magjistratëve dhe qeverisë, e cila thotë se këta përmes gjykatës duan të rrisin pagat. Ndërkohë, kjo çështje është në ekskluzivitetin e vetë institucioneve përkatëse.