Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahiri, e cila prej disa ditësh ndodhet në Dubai.

Këtë të enjte anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka pasi konstatoi palët e pranishme në sallë, njoftoi mungesën e Engjëllushe Tahirit duke shtyrë seancën në datë 10 mars ora 10.00.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë shtyrë tre seanca të tjera për shkak të mungesës së Tahirit, e cila prej fillimit të javës ndodhet në Dubai dhe është bllokuar për shkak të luftës.

Tahiri parashikohet që të shqyrtojë në themel çështjen Veliaj të hënën.