Kreu i PD-së, Sali Berisha u largua nga selia së bashku me funksionarë të PD-së dhe mbështetës për të marshuar drejt kryeministrisë, ku do të mbahet protesta e radhës kombëtare e opozitës.
Berisha doli nga selia rreth orës 18:30, gjysmë ore pasi ishte lajmëruar më parë nisja e protestës para kryeministrisë. Opozita kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut, pas korrupsionit të bërë publike edhe nga dosja e zv.kryeministres.
Kujtojmë se dhe sot priten incidente, pasi më herët deputeti Belind Këlliçi paralajmëroi se kjo protestë do të ketë “shfryrje inati”.



