Për herë të parë në Theth do të përdoret shpërthimi me tritol për prishjen e një ndërtese pa leje.

Mëngjesin e sotëm, forcat e IKMT dhe forcat xhenio të Forcave të Armatosura kanë mbërritur pranë godinës 3-katëshe që pritet të shembet.

Mbrëmjen e kaluar u prish vetëm një shtëpizë druri, ndërsa sot, për shkak të përmasave të objektit, do të përdoret lëndë plasëse. Forcat xhenio po kryejnë verifikime dhe po marrin masat e nevojshme për vendosjen e tritolit, me qëllim që shembja të bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe pa rrezikuar godinat pranë.

Në afërsi ndodhet edhe një shtëpi tjetër e familjes Çerkaj, e cila disponon leje ndërtimi dhe nuk do të preket nga operacioni.