Policia ka shpallur në kërim dy persona nq qytetin e Burrelit. Ata janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar, në ambientet e një lokali.

Si pasojë e kësaj, i lënduari ka marrë dëmtime trupore. Policia po heton më shumë mbi rastin dhe po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç;  E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës,  pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.