Një situatë e pakëndëshmeka ndodhur në Kukës, ku një efektiv i Policisë Rrugore është goditur me automjet gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “6-katëshi”, ku dy 23-vjeçarë janë përfshirë në incidentin e dhunshëm.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, specialistët e Komisariatit të Kukësit kanë arrestuar njëri nga të dyshuarit, shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës dhe administrator i lagjes “Gostil” në Bashkinë Kukës. Ndërkohë, shtetasi tjetër, J. C., 23 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka përplasur me automjet efektivin e Policisë Rrugore, E. M., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Përveç goditjes fizike, i arrestuari V. C. ka kanosur me fjalë edhe punonjësit e Policisë Rrugore gjatë incidentit. Pas ngjarjes, kolegu i tij ka vazhduar ndjekjen e autorit, i cili ka ikur me automjetin e tij.
Fatmirësisht, efektivi i policisë Rrugore ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Kukësit për hetime të mëtejshme lidhur me këtë incident dhe veprimet e mundshme ligjore ndaj autorëve të ngjarjes.
