Një operacion i madh ka shënjestruar një grup kriminal shqiptar që furnizon drogë në zonën e perëndimit të Dublinit. Njësia e Anti-Krimit të pasurisë (CAB) ka realizuar disa bastisje mëngjesin e sotëm, ku janë sekuestruar më shumë se 20 makina dhe 400,000 euro cash.
Operacioni përfshiu 130 punonjës, të cilët realizuan kërkime në 14 lokacione të ndryshme në Dublinin e Perëndimor, si pjesë e hetimeve të vazhdueshme ndaj aktiviteteve të grupit.
Sipas një deklarate nga gardianët, grupi i shënjestruar është një bandë shqiptare që dyshohet të jetë përgjegjëse për trafikun e lëndëve narkotike në zonën Dublin 15. Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 23 automjete, një sasi e dyshuar e kanabisit, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.