Policia greke ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në kuadër të të cilit është goditur një grup kriminal dhe janë vënë në pranga 4 shtetas grekë dhe 4 shqiptarë.
Në krye të grupit të krijuar në vitin 2017 qëndronte një 27-vjeçar shqiptar i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge dhe tentativë vrasjeje.
Nga kontrolli i ushtruar nga ana e policisë në 7 banesa u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 105 kg kanabis sativa dhe disa mijëra euro
25 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)